Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar shqyrtimi i propozim vendimit nr.01/76 të datës 21 nëntor 2018 për vënien e taksës brendeve ndërkombëtare që vijnë nga Serbia.
Kryeministri Haradinaj ka pyetur Ministein e Tregtisë, Endrit Shala se a dëmtohet vendi nëse miratohet që edhe brendeve ndërkombëtare tu vihet taksa?
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka thënë se ka diskutuar me përfaqësuesit e kompanive të brendeve ndërkombëtare për këtë.
“Para se ta marr këtë vendim jam konsultuar me përfaqësuesit e këtyre kompanive. Kemi të bëjmë me Coca Cola, e të tjera. Mund të marrim nga vende tjera. Nëse nuk i fusim në fuqi këto atëherë taksa nuk hyn në fuqi 100 për qind”, ka thënë ai./arbresh.info