Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për media për këtë vit, ka vlerësuar se rritja ekonomike është rreth 4 përqind, ndërsa deficiti i lartë tregtar ka ndikuar të mos ketë rritje më të lartë.Ai pret që rritja ekonomike për vitin 2019 të jetë 4.2 përqind.Mehmeti ka vlerësuar se sektori bankar është stabil dhe i qëndrueshëm.
Sipas tij, normat e interesit kanë vazhduar në trendin e rënies, që sipas Mehmetit kanë rënë në 6.6 përqind norma efektive.Ndërsa, sektorit i sigurimeve ka shënuar një trend pozitiv të fitimit në dy vitet e fundit.Guvernatori Mehmeti ka thënë se përpos avancimeve brenda BQK, ka të arritura edhe në arenën ndërkombëtar për avancimin e BQK në rrafshin ndërkombëtar.
Ai ka shtuar se kanë rritur angazhimin për mbrojtjen edhe të konsumatorëve për shërbimet bankare.Për plaçkitjen e bankave në këtë vit, Mehemeti ka thënë se kjo është shqetësuese dhe ndikon keq në imazhin e shtetit dhe largimit të investitorëve të huaj.
Ndërsa, çmimi ekonomisti i vitit iu dha Jeton Zogianit.