Kryetari i PDK Kadri Veseli ka bërë thirrje për unitet, dhe ka kërkuar të harrohen egot politike hatri i bashkimit që nevojitet për bisedimet në Bruksel. Përndryshe, LDK dhe VV, rrezikojnë të mbesin jashtë procesit, sepse bisedimet mund të vazhdojnë edhe pa ta, trasnmeton gazetamtero.net
Uniteti politik është municion i fortë diplomatik për Ekipin e Bisedimeve në Bruksel, kundër Serbisë, ka thënë i pari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli. Ai u ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) se mungesa e unitetit mund ta dëmtojë pozicionin e Kosovës, dhe se kjo nuk duhet të rrezikohet nga logjika e marketingut elektoral dhe egot e liderëve partiak.
“Jam insistues, për faktin që duhet të jemi bashkë kundër Serbisë. Njohja e Kosovës nga Serbia është objektiv i joni, dhe kjo duhet të arrihet me përkrahjen e të gjithve, edhe LDK’së dhe VV”, ka thënë Veseli, tarsnmeton gazetametro.net
Këtë Kryeparlamentari Veseli e ka theksuar se uniteti që po kërkohet nuk është sepse mendon që partitë në Qeveri, janë më patriotike se LDK dhe VV, por që duhet të jemi më të bashkuar kur vjen puna te interesi kombëtar.
“Kjo që po ndodhë, është e dëmshme për politikën e Kosovës. Imagjinoni të ishim të ndarë edhe në negociatat e Vjenës, kur PDK ishte në opozitë, por e përkrahu procesin e atëhershëm, çfarë mund të ndodhte po të ishim të ndarë”, ka shtuar Veseli.
Ndryshe, ai ka shtuar se Ekipi i Bisedimeve do të vazhdoj punën edhe pa partitë në opozitë, por të gjithë do të jemi më të dobët para armikut dhe para historisë, ka përfunduar Veseli. /gazetametro.net