Sot do të nënshkruhet marrëveshja për grantin 17.2 milionësh për për hekurudhën Fushë Kosovë – Mitrovicë.
Në Ministrinë e Financave sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro, shkruan lajmmi.net.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett.
Kjo ngjarje pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fillim prej orës 09:00. /Lajmi.net/