Deputeti i Nisma-s nga Prizreni, Zafir Berisha ka bërë thirrje që të merren masa dhe Kosova të dal nga ky realitet i kohës që po shkatrron dita ditës vendin tonë.Sipas tij, krizat ekonomike përveç varfërisë dhe migrimit, prodhojnë edhe rritje të kriminalitetit si në Istog).“… dhe të pasigurisë qytetare që është barabartë me vdekjen klinike të demokracis dhe shtetit ligjor”, ka shkruar ai në Facebook.
Postim i plotë:Lajme me tituj bombastik e kanë karakterizuar realitetin në Kosovë gjatë vitit 2018.Liberalizimi, bisedimet me Serbin, kufijtë e Kosovës, Mogerini, Vuçiq, Hashimi, BE, Rusia etj, kanë qenë krye lajmi i cili ka lënë në hije realitetin e hidhur në të cilin po kalon Kosova.
Kriza social-ekonomike dhe morale në vend po shkon drejtë kulmit deri në padurushmëri!Krizat ekonomike përveç varfërisë dhe migrimit, prodhojnë edhe rritje të kriminalitetit (si në Istog) dhe të pasigurisë qytetare që është barabartë me vdekjen klinike të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Ndërhyrja me urgjencë përmes një programi kombëtar për të dalur nga ky realitet i hidhur është domosdoshmëri e kohës.