Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimin rreth shpeshtimit të plaçkitjeve e që po marrin edhe jetë njerëzish dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë.
Ata kanë ngushëlluar familjen e policit të vrarë sot në detyrë Izet Demaj.
“Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-se dënon ashpër vrasjen e policit Izet Demaj (veteran i i luftës), i cili ra në detyre gjate përleshjes me plaçkitësin e një banke në Istog. Njëkohësisht shprehim shqetësimin tonë rreth shpeshtimit të plaçkitjeve e që po marrin edhe jetë njerëzish dhe kërkojmë nga organet e rendit që të shtojnë masat e sigurisë.
I shprehim ngushëllime familjes së policit që ra sot në krye të detyrës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së