Dy fluturimet e fundit që ishin paraparë të fluturonin drejtë Prishtinës nga Stambolli janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur.
Kosova Post merr vesh se si preventivë në rast të pamundësis se aterimit janë anuluar dy fluturime nga Stambolli, ndërsa të tjera aterime deri me tani janë realizuar.
E disa qytetarë të Kosovës që tani janë në aeroportin e Stambollit kanë konfirmuar për Kosova Post se janë njoftuar se linjat e tyre drejtë Prishtinës janë anuluar për shkak të mjegullës së dendur dhe se sonte nuk mund të realizohen fluturimet e tyre.
Zyrtarë në ANP i kanë konfirmuar Kosova Postit se gjatë ditës janë realizuar të gjitha fluturimet por në oret e mbrëmjes si pasojë e mjegulles së dendur që ka filluar të bije dy fluturimet e fundit nga Stambolli drejtë Prishtinës janë anuluar, ndërsa pritet që të ateroj tani aeroplani i Gjermania i cili është në rrugë e sipër drejtë Prishtinës.