Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Analisti serb, Llazanski: Rezoluta 1244 është tallje, s’ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

    23/12/2018 | 14:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e Kosovës.

    Lazanski për mediat serbe theksoi se “presidenti amerikan, në letrën e tij kërkon pajtimin, progres për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve, por nuk është e qartë për çfarë duhet të arrihet marrëveshje”.

    “Në qoftë se supozojmë se kjo do të thotë se veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe se enklavat serbe në jug të lumit Ibër të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe, dhe se të gjitha objektet kulturore e fetare serbe janë nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse kjo është ajo që konsiderohet ‘demarkacion’, a do ta pranojë këtë pala shqiptare?”, ka pyetur Lazanski, përcjell Telegrafi.

    Ai thotë se “Prishtina nuk dëshiron të shkëmbim territoresh, por vetëm bashkimin e Luginës së Preshevës, plus Shqipëria, e cila është ekuivalente me ‘Shqipërinë e Madhe’”.

    Lazanski kontaton se nuk është i sigurt nëse Tramp është njoftuar me të gjitha nuancat, “meqenëse serbët dhe shqiptarët për SHBA-të nuk janë partnerë të barabartë, për shkak se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur integritetin territorial të Kosovës, që do të thotë automatikisht se nuk e njohin integritetin territorial të Serbisë”.

    “Kompromisi për Kosovën nuk duhet të jetë vetëm një Bashkësi e komunave serbe. Me sa di unë, Washingtoni nuk ofron më shumë se kaq”, tha Lazanski.

    Ai tha se serbët vazhdojnë të flasin për të drejtën ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të OKB-së dhe diplomacinë, edhe pse e drejta ndërkombëtare nuk ekziston, dhe kjo rezolutë [1244] është për t’u tallur dhe ekziston vetëm në perceptimin serb për Kosovën.

    “Perëndimi ka injoruar të fortë fuqinë shkatërruese të çështjes së statusit të Kosovës, kurse Serbinë vazhdojnë ta turpërojnë pavarësisht ndryshimeve demokratike. Perëndimi dhe SHBA-të janë duke kërkuar që Serbia të bie në gjunjë dhe të kryejnë eutanazi”, tha Lazanski.

    Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve nëntëdhjeta.

    “Vetëm një gjë e di me siguri, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e qartë të Kosovës. Gjithçka tjetër është iluzion i yni”, tha Lazanski.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.