Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka dorëzuar letrat kredenciale tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit amerikan, duke e vlerësuar lartë edhe për kontributin e më hershëm, shkruan gazetametro.net.
“Ambasadori i ri duhet të jetë i nderuar që do të shërbejë në vendin më pro-amerikan në botë”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, ambasadori i ri i Amerikës, që në ditën e parë ka zgjedhur fjalë të mëdha për Kosovën dhe raportin me popullin amerikan.
“Unë kam shërbyer 15 vite më parë në Kosovë, dhe më vjen mirë që më është dhënë rasti të shërbejë sërish në Kosovë. Amerika është këtu për ta përkrahur gjithmonë Kosovën. Mendoj se marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA janë marrëdhënie të cilat nuk mund të krahasohen me asnjë marrëdhënie tjetër në botë”, ka thënë Kosnett.
Ndryshe, Kosnett merr detyrën në ambasadën amerikanë në Kosovë pas ish-ambasadorit Greg Delawie, i cili pati përçuar gjithmonë mesazhin e miqësisë nga Kosova në Amerikë./gazetametro.net