Po afrohen festat e fundvitit por siç duket edhe janë gati edhe familja e këngëtarit, Alban Mehmeti.
Ai së bashku me familjen e tij ka sjell fotosesionin e veçantë për festat e fundvitit me ç’rast ka uruar gjithë fansat e tij, shkruan arbresh.info.
“Urime festat e fundvitit nga familja ime 🎄❤️”, shkruan ai gjersa shfaqen tejet elegant e gjithë familja.
Albani dhe Fjolla janë një familje tejet e kompletuar ku tashmë kanë edhe dy fëmijë.
Nga ana tjetër, Albani vazhdon të jetë i angazhuar në projekte muzikore dhe ahengje të ndryshme familjare.