Përveç festës me birra, verë e shahira të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë të martën, edhe anëtarët e AKR-së kanë festuar dje me muzikë, birra e verë.
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook nga sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, shihet ai së bashku me anëtarë të tjerë të partisë duke festuar në një lokal në Prishtinë, raporton Insajderi.
Në mesin e të pranishmëve në këtë ndejë ishte edhe Selam Shkodra, zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, gati dy javë pas votimit në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, ka ftuar bashkëpartiakët e tij dhe ish-shefin e tij të partisë, Hashim Thaçin, që me shahirë e meze dhe raki, të festojnë për nisjen e këtij transformimi.
Në fotografi të publikuara në Facebook nga deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihet edhe Bahtiri i AKR-së.
Lladrovci në përshkrimin e fotografive ka shkruar: “Sonte, edhe Agimi…”.