Në Asamblenë vjetore të punës, është zgjedhur edhe nënkryetari i katërt i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Dy kandidatet e vetëm ishin kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, transmeton KP.
Nga 77 vota qe ishin në total, fitues doli Agim Ademi me 39 vota një më shumë se kundërshtari i tij Ismet Krasniqi, i cili kishte 38 vota.
Agim Ademi do ta zë vendin që e mbante ish-kryetari të Federatës se Futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri.