Seriali “Jetë e hidhur – Aci Hayat” ka qenë seriali i parë turk i transmetuar në Kosovë, që për një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete publikun kosovar.
Personazhe nga më të ndryshmet e ngjarje interesante janë ato që e kanë karakterizuar këtë serial. Aktorët e këtij seriali kanë lënë gjurmë, e madje edhe pse u bë kohë nga transmetimi, shumica e aktorëve mbahen mend, qoftë për pozitivitetin apo negativitetin që kanë bartur në këto role.
Personazh pozitiv mund të cilësohet, Murat Soydan apo siç njihej si Xhelal Kosovali. Ai ka qenë aktor mjaft i dashur për të gjithë, e madje si një nga më të moshuarit ai e ka dëshmuar se ka një karakter të fuqishëm me të cilin ai ka rrëmbyer zemrat e fansave. Madje, shquhet për disa virtyte, ndër të cilat urtësia e mençuria.
Por çka fshihet pas rolit të tij? Kush është në jetën reale? Murat Soydan, lindi më 2 tetor 1940, në qytetin Luleburgaz në Kirklareli. Emri i tij i vërtetë është Rüçhan Tercan.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Luleburgaz. Studimet i vijoi në Stamboll, si student i Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe dipolomoi edhe në departamentin e Muzikës Turke.
Ai gjithashtu shërbeu si nëpunës civil në Tekel gjatë arsimit të tij universitar. Pas e përfundoi shërbimin ushtarak, ai u kthye në kinematografi në vitin 1966. Ndër filmat e serialat e tij të asaj kohe përmenden, Dağları Bekleyen Kız, İstanbul’u Sevmiyorum, Abbase Sultan, Yalan Yıllar, Vahşi Bir Erkek Sevdim, Dünyanın En Güzel Kadını, Kara Gözlüm Efkarlanma, e shumë tjerë.
Murat Soydan ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Cruelty”, në Edicionin e 9-të të Festivalit të Filmit Antalya Golden Orange, në vitin 1972.
78-vjeçari ka një fëmijë nga martesa e parë.
Ndërkaq, për herë të dytë është martuar me Ugur Gul dhe ka dy fëmijë Ali dhe Mehves.