Nismat humanitare për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që gjithmonë kanë nevojë për ndihmën tonë nuk kanë të ndalur.
Së fundmi është ndërmarrë një aksion që mban emrat e disa prej ndërmarrësve dhe humanistëve Vushtrrias si Naser Imeri, Shpëtim Zhegrova, Zeqir Zeneli, Agim Maloku, dhe Jeton Mehmeti.
Deri më tani sipas asaj që është publikuar në rrjete social janë grumbulluar 15 mijë kilogramë miell për nevojtarët.
Në këtë njoftim u është bërë thirrje edhe furrtarëve që të mos ngrisin çmimet, duke bërë gjithashtu thirrje që të gjithë të interesuarit për të kontribuar në këtë drejtim të lajmrohen në këtë numër telefoni :044 198029 Bujar Krasniqi.