Shefi i grupit të asambleistëve të Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fidan Ademi ka pranuar se atje kjo parti po përballet me një situatë e jashtëzakonshme.
Ademi duke përmendur ikjet e fundit, e duke theksuar atë të asamblistit të VV’së, Faton Fekës, i cili ju bashkua AAK’së, ka konsideruar që duhen masa të jashtëzakonshme për të kthyer funksionalitetin.
Ai përmes një reagimi publik, ka thënë se e gjitha duhet të fillojë me rishqyrtimin e koalicionit qeverisës me AKR’në, deri te zgjedhjet e brendshme.
Ndërkohë, Fidan Ademi është asamblisti më i votuar në Mitrovicë dhe me këtë reagim publik, ai po del kundër kryetarit të degës së kësaj partie, Faruk Mujkës.
Reagim i plotë publik
Faton Feka e braktisi VV-ën për të shkuar në AAK. Ai bëri çmos për të arrit të bëhet sekretar organizativ në mënyrë që pozita t’i ofronte mundësi ma të mira pazari.
Sidoqoftë, me Fatonin i kam 4 mospajtime të mëdha:
Ai asnjëherë në asnjë forum të VV-së nuk ka shprehë vërejtje apo ankesë (as me e-mail). Madje krejtë kritikën e ndali posa iu afrua posti i sekretarit.
Ai ndonëse punon për VV-ën nga 2010-ta e la punën pa lajmëruar punëdhënësin se paku 30 ditë më herët dhe pa i kthyer pronat e dokumentet e VV-së që i ka në posedim.
U bë pjesë e nje fushate denigruese per aktivistët më të mirë të VV-së jo vetëm në Mitrovicë por krejt Kosoven kinse për koetim me subjektet tjera (PSD sidomos).
Dhe e fundit, Fatoni e përdori komplet strukturen dhe infrastrukturen e VV-së dhe pozicionin si administrator për ti mbledh votat për asamble komunale.
Shpresojë një ditë do t’ia falim Fatonit (ndonëse nuk besoj që do kërkon falje ndonjëherë).
Tashmë Levizja VETËVENDOSJE! në Mitrovicë është në një situatë të jashtëzakonshme.
Sigurisht, përgjegjësin për ketë situat e kanë, nga propozusi i Fatonit për sekretar (që e bëri thjeshtë për t’i siguruar numrat në këshillë) e deri të “zyrtarët” e lart që hulumtonin votat e fshehta “kundër” Fatonit, që në fakt ishin vota mospajtimi me mendësin që po imponohej në qendër. Të mos harrojmë, voten e fshehtë e kemi të garantuar me statut të organizatës, dhe “hulumtimi” për këtë qështje është shkelje statutore.
Për të kthyer funksionalitetin duhen masa të jashtëzakonshme. Duke fillu prej rishqyrtimit të koalicionit qeverisës me AKR-ën e deri të zgjedhjet e brendshme të jashtzakonshme.
Fidan Ademi,
Aktivist dhe Delegat i këshillit të përgjithshëm të Levizjes VETËVENDOSJE!
Kryesues i asamblistëve të VV-së në KK Mitrovicë