Burbuqe Brahimi është kosovarja që në mesin e amerikanëve arriti të monitorjë votimet në qytetin Sent Lui të Mizurit në Shtetet e Bashkuara.
Ajo ndoqi garën për senantor mes republikanit Josh Haëley dhe demokrates Claire McCaskilli, njofton Klan Kosova.
33 vjecarja nga Vushtrria, që është në përfundim të studimeve Master për Politika dhe Administrim të Zgjedhjeve në Universitetin Sant’Anna, në Pisa të Italisë, ishte befasuar kur u përzgjodh për të monitoruar zgjedhjet në SHBA, krahas kolegëve nga Kanadaje, Britania, Zvicra e Gjermania.