Ndër aktivitetet dhe organizimet e shumta që janë mbajtur dhe do të mbahen sot në Vushtrri, është edhe “Panairi për SHkencë dhe Kulturë”, që këtë herë shënon edicionin e 7-të.
Në këtë panair po marrin pjesë nxënës nga të gjitha trevat shqiptare që po ekspozojnë punimet e tyre në sferën e Shkencës dhe Kulturës.
Hapjen e këtij panairi e ka bërë Qëndrim Uka nga OJQ “Koha”, ndërsa në fjalime janë bashkangjitur edhe Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
VushtrriaOnline është në përgatitje të një videomateriali për këtë panair, të cilin do ta sjellim së shpejti për lexuesit tanë.