Vushtrria po zhvillon një sezon shumë të mirë në Ligën e Parë, ku aktualisht zë pozitën e parë në renditje.
E dy ndeshjet e fundit të vjeshtës, vushtrriasit i zhvillojnë në shtëpi ndaj dy skuadrave të forta, përcjellë Gazeta Olle.
Fillimisht Vushtrria pret Onixin, ndërsa më pas zhvillon derbin e madh ndaj Vëllaznimit.
Përparësia e bardhekaltërve është se të dy sfidat i luajnë para shikuesve vendës në “Ferki Aliu”.
Vushtrriasit janë mobilizuar, duke njoftuar në qytet tifozët për të qenë të pranishëm në numër masiv për këto dy sfida.