Vushtrria sot ka korrur edhe fitoren e rradhës në sfidën që ka zhvilluar në fushën me bari sintetik ndaj Drenasit.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vushtrriasit me golin e Daut Maxhunit në pjesën e parë, për të shënuar epërsinë e parë të këtij takimi.
Dy golat e tjerë për Vushtrrinë i shënoi Labinot Osmani i cili edhe i dha epërsinë prej 3:1 ekipit vushtrrias.
Nikoqirët arritën të shënojnë një gol në pjesën e dytë.