Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar shkrimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, të publikuar në Washington Post, e në të cilin flitet për përpjekjet e Serbisë që të dëmtojë sovranitetin e Kosovës e ndihmuar nga Rusia.
“Ata e përmendin gjithmonë Rusinë, kur e sulmojnë Serbinë. Ne jemi krenar për miqësinë me Rusinë. Një gjë duhet thënë, unë nuk e di pse Hashim Thaçi vrapon pas Vladimir Putinin në Paris dhe çdo kund tjetër”, ka thënë Vucic, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq gjithashtu ka folur edhe për qëndrimin e SHBA-së rreth dialogut, duke thënë se Serbia ka pajtueshmëri të plotë rreth atij qëndrimi.
“ Të bindur se çfarëdo kompromisi do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë Vuçiq.