Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli-Gjiko, çifti që së fundmi kemi hasur ta shohim nëpër ballinat e medieve rozë.
Moderatorja Elita Rudi dhe tashmë bashkëshorti i saj Gjiko që nga fillimet e para të lidhjet së tyre kanë qenë të përfshirë në media, shkruan lajmi.net.
Mirëpo pas dasmës madhështore ishte shtatzënia e saj ajo për të cilën publiku, konkretisht fansat po shprehin interesim për të ditur më shumë.
Duke qenë të dy fytyra publike edhe anëtarët e tjerë të familjes së tyre janë bërë të njohur, sidomos vjehrra e Elitës e cila po e përkrah nusen e saj vazhdimisht.
Të dyja duken si mike të afërta dhe në disa foto të fundit, nëna e Gjikos nuk po ia lëshon aspak rrugën resë.
Fustani që ka veshur i shkon shumë.