Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli pret nga Bashkimi Evropian që në dhjetor t’i heqin vizat për Kosovën

    19/11/2018 | 14:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pret nga Bashkimi Evropian, që vendimmarrja për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave të jetë pozitive, raporton lajmi.net.

    Kreu i Kuvendit po ashtu ka bërë të ditur se duke u bazuar në këtë vendimmarrje pret që kosovarët të udhëtojnë pa viza drejt Evropës në dhjetor të këtij viti.

    “Kosova e meriton, Kosova beson në Bashkimin Evropian, Kosova pret vendimmarrjen e cila nuk e turpëron Bashkimin Evropian dhe ajo është që të mbaj fjalën dhe të ketë liberalizim të vizave në fund të këtij viti. Po flas gjithmonë në dhjetorin e këtij viti”, ka deklaruar Veseli, raporton më tutje lajmi.net.

    Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave dhe tash është duke përmbushur edhe të gjitha obligimet të cilat i ka karshi agjendës së reformave evropiane.

    Sipas tij, ka mbetur tashmë që vetëm Bashkimi Evropian të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.

    Veseli këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që ditën e enjte të mbahet seancë e jashtëzakonshme politikën e jashtme e kërkuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje. /Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.