Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete, me ç’rast lëndime vdekjeprurëse ka pësuar ngasësi i motoçikletës.
Magazina.al ka mësuar se viktimë e këtij aksidenti është 17 vjeçari, Liridon Kiqina.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje ngasësi i automjetit./Magazina.al/