Ushtarët e KFOR-it pritet që të kryejnë disa ushtrime në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të publikuar në ueb-sajtin e tyre.
“Në ditët në vijim KFOR do të kryejë disa ushtrime në Kosovën Veriore. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre nën RKSKB 1244”, thuhet ndër të tjera.
Ky, sipas KFOR-it, është një aktivitet i zakonshëm trajnimi i cili nuk lidhet me ndonjë kërcënim ose shqetësim të veçantë.