Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me nënkryetarin Besim Muzaqi dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal Nasuf Aliu, kanë pasur sot si destinacion selinë qëndrore të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ata kanë takuar myftiun e BIK-ut, Naim Tërnava, të cilit i kanë uruar zgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit kryesor që përfaqson myslimanët e Kosovës.
“Bashkëpunimi institucional në mes të Komunës dhe BIK në Vushtrri është i shkëlqyeshëm me qëllim të shërbimit më të mirë për qytetarin.” ka shkruar Tahiri në facebook.