Prekaz ka qenë destinacion i shumë udhëheqësve institucional sot për të bërë homazhe për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Ndër udhëheqësit e shumtë institucional që kanë vizituar sot Prekazin janë edhe ata të Vushtrrisë, ku sot ishin tek varrezat e familjes Jashari për të bërë homazhe.
Në këto homazhe ishin Kryetari Tahiri, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nasuf Aliu, dhe Nënkryetari Besim Muzaqi.
Ashtu siç është bërë tashmë traditë në festa të tillë edhe udhëheqësit komunalë të Vushtrrisë bënë shqiponjën në një pozë të përbashkët që bënë tek memoriali i Jasharajve.