Krenar Halili është vetëm 14 vjeç dhe cilësohet si një nga talentet më premtues në Kosovë. Djaloshi nga Vushtria pasi ka ndjekur trajnimet stërvitore pranë qendrës “AFF”, ka udhëtuar drejt shtetit gjerman. Me ndihmes të menaxherve të “AFF”, Halili do të nis provat stërvitore pranë klubit të FC Nürnberg. Mesfushori i talentuar do të ketë dy javë kohë për të treguar aftësitë e tija më të mira sa i përket tapetit të gjelbër.
Në Kosovë mediat vendase kanë vlerësuar maksimalisht talentin e Halilit, po aq më tepër edhe trajnerët me të cilët 14 vjeçari ka punuar gjatë kësaj kohe. Po ashtu, të gjithë janë të sigurtë se mesfushori shqiptar, do të bind skautët e Nürnberg për një kontratë zyrtare me ekipet e moshave. Nuk është rasti i parë që talente të tillë si Krenar Halili provojnë të bindin në skuadrat europiane e më pas për të nisur karrierën e tyre futbollistike.
Aktualisht Halili ndodhet në Gjermani ku nga dita e nesërme pritet që djaloshi të testohet nga skuadra gjermane. Mesfushori gëzon një gjendje fizike të shkëlqyer dhe pret vetëm startimin e testit final. Sa i përketë qytetit të Vushtrrisë, mbetet ende një fabrikë prodhuese e talentëve të rinjë, ku ndër ta edhe Milot Rashica./Shqiperia.ch/