Ndër ndeshjet derbi të këtij stinori është përballja e së dieles ku Vushtrria do të përballet me Vllaznimin nga Gjakova.
Kur jemi te ndeshje të një rëndësie të tillë mobilizimi sbën asesi të mungoj, si në mesin e tifozëve por po ashtu edhe të qytetarëve.
Këtë herë është tifozi më i flaktë i Vushtrrisë, Lulzim Salihu, apo Talhaja siç njihet më ndryshe i cili ka bërë thirrje që të dielen të mbushet stadioni “Ferki Aliu”.
Talhaja këtë thirrje e ka drejtuar tek të gjithë miqtë e tij në facebook duke kërkuar poashtu edhe nga ne që të ndihmojmë në shpërndarjen e kësaj thirrjeje të tij.