Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Thaçi pas takimit me Putin ka shkruar në Twitter duke thënë se Rusia përkrahë një marrëveshje paqësore mes Kosovës e Serbisë, shkruan Insajderi.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Twitter:
“Në Paris takova Presidentin Vladimir Putin, duke u përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi.