Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se 28 Nëntori është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
“Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden”, shkruan Thaçi,Ai tutje ka thënë se ndjehet i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndajë me bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime të gjithëve kjo ditë e madhe”, përfundon urimi i Presidentit Thaçi.