President i vendit, Hashim Thaçi i është gëzuar golit që Kosova ka shënuar kundër Maltës.
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Maltës në 15 minutat e parë të ndeshjes, e këtij goli i është gëzuar edhe president i vendit Hashim Thaçi, përcjell lajmi.net.
“Goli i parë drejt fitores kundër Maltës. Suksese në vazhdim”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
Kosova ka kaluar në epërsi me golin e Vedat Muriqit. /Lajmi.net/