Aktorja, Teuta Krasniqi ka zbuluar detaje për serialin e ri, në të cilin do të jetë edhe aktore, edhe producente.
Krasniqi në emision ‘Nin’ në Klan Kosova ka thënë se punën në serialin e ri e bënë me shumë zemër dhe ideja ka ardhur duke e parë talentin e disa nxënësve.
“Seriali i ri është dicka që jam tuj e bo me shumë zemër, duke e pa talentin e nxënësve. Ata kanë fitu një afërsi shumë të madhe me mu, dhe shumë çështje personale të tjera. Unë jam motër, nënë, psikologe dhe ckado tjetër e tyre”, ka thënë Teuta Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se tani xhirimet kanë filluar në serialin e ri.
“Kam filluar xhirimet në serialin e ri, në të cilën është producente dhe aktore, ai do të jetë i kategorisë ‘Dramë’”, ka thënë Kransiqi.