Gazeta e njohur amerikane nga Iowa Desmoinesregister ka bërë disa storie për Vushtrrinë në kuadër të prezentimit të miqësisë në mes të Iowa dhe Kosovës.
Në qendër të këtij tregimi ështe prezentimi i qytetit te Vushtrrisë nga kryetari Xhafer Tahiri per gazetarët amerikan, u prezentua qyteti Vushtrrisë si ndër më të vjetrit në Kosovë.
Po ashtu u prezentua trashigimia kulturore e Vushtrrisë si Kalaja e qytetit, Hamami dhe Ura e vjeter e gurit .
Gjithashtu gazetarëve amerikanë ju tregua per masakren në fshatin Studime.
E veçanta e gjithë kësaj ishte se mysafirët amerikan u pritën në shtëpinë e keyetarit Tahiri me ushqime tradicionale si fli e turshi.
Duket se as kjo e fundit nuk ka shpëtuar pa u përfshirë në këtë shkrim të gazetës prestigjioze nga IOWA e SHBA-së, të cilin mund ta lexoni në anglisht në linkun në vijim.