Djegiet e kontejnerëve që ditëve të fundit kanë ndodhur nuk kanë shpëtuar as pa reagimin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ai ka reaguar duke thënë se kjo gjë përbën një akt vandal dhe të shëmtuar, dhe se i dëmton këto akte të dëmtimit të pronës publike.
“Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës do të shqiptojnë gjoba për secilin që kryen këto veprime. Le të vetëdijësohemi se pastërtia në qytet e në fshat është përgjegjësi e secilit.” ka shkruar ai në reagimin e tij në facebook.
“Le të çmojmë punën e madhe që po bëhet për pastrimin e qytetit. Në çdo lagje e fshat shërbimi i mbeturinave është funksional. Nëse tek shtëpia juaj nuk vjen kamioni i mbeturinave 1 herë në jave, lajmerohuni tek zyra përkatëse në Komunë dhe kjo ankese adresohet menjehere” ka shtuar ai tutje në facebook.