Shpesh fundamentalistët fetarë provokojnë duke përdhosur simbolet kombëtare shqiptare.
Reagimi ndaj këtyre provokimeve është i madh, sidomos kur vjen nga ekstremistët islamikë.
Gjatë ditës së djeshme, sa është festuar 28 Nëntori, një person me emrin Vekkas Xhaferi nga Çairi i Shkupit, ka përdhosur flamurin për të cilin festohej.
Xhaferi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video, ku shihet duke pastruar këpucët e tij me flamurin Kuq dhe Zi, shkruan Periskopi.
Flamurin shqiptar ky person e ka quajtur “flamur të kufrit”. “Kufr” në shqip ka kuptimin e mosbesimit në Zot.
“Ndërkohë, një vëlla i ka përlyer këpucët e tij duke shkelur flamurin e kufrit”, ka shkruar ai mbi videon që ka publikuar.
Periskopi ka arritur të kuptoj se Xhaferi është person fundamentalist në orientimin e tij fetar.
Në fotografinë e profilit të tij në Instagram shihet një ushtar i armatosur e me maskë, i cili ngjan shumë në ushtarët e ISIS-it. /Periskopi/