Xherdan Shaqiri ka shënuar gol për Liverpoolin në ndeshjen kundër Fulhamit
Liverpool është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e cila po luhet në Anfield në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Ligë, transmeton GazetaMetro.
Shaqa shënoi gol të bukur në minutën e 52-të pas asistimit të Robertsonit.
Kujtojmë që te Fulhami në fushë është sulmuesi serb Aleksandr Mitrovic dhe trajner Slavisa Jokanovic.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e mesfushorit nga Zhegra. /GazetaMetro/