Çifti i njohur këtë muaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre Aktori Furkan Andiç, i cili ka lindur në vitin 1990 në Stamboll, me rolet e tij të ndryshme arriti që të bëhet i njohur edhe përtej kufijëve të Turqisë.
Për publikun kosovar, aktori u bë i njohur falë rolit të “savashit” në serialin “Mejrem”, shkruan rtv21.tv 28 vjeçari me bukurinë e tij, arriti që të rrëmbej zemrat e të gjitha vajzave që e ndjekin këtë serial.
Por, në jetën reale “Savashi” kishte një lidhje një vjeçare me aktoren Dilan Çiçek Deniz, e cila njihet për ne si “Sena” nga seriali “ “I infiltruari”.
Mirëpo sipas mediave turke çifti i njohur këtë muaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dyshja e njohur kanë larguar të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjetet sociale.
Furkan Andiç, është njëri ndër aktorët më të kërkuar në Turqi, ai mori pjesë në shumë seriale dhe reklama të ndryshme televizive. /21Media