Jemi mësuar që gjithmonë të shohim video frymëzues të cilat na bëjnë të kuptojmë që gjërat në mira në jetë zgjasin pak, shkruan Onair
Madje kur këto video aktrohen nga emra të njohur të kinematografisë shqiptare, merr kuptim akoma më shumë filmi.
“Tigrat” në publikim e radhës kanë vendosur që të tregojnë historinë e djaloshit që humbi babain në luftë por gjithmonë gjeti mbështetje nga një mik i babait të tij. Nuk thonë kot që të mirat herët apo vonë kthehen dhe pikërisht djaloshi që dikur nuk kishte as një copë bukë në tavolinë sot është mjek dhe arrin që të ja shpetojë jetën njeriut që ja zgjati dorën kur kishte më se shumti nevojë./ONAIR