Në ditët e fundit vendi ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Për këtë fakt ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se këto veprime të KEDS dhe KEK janë të patolerueshme.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.
Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Nuk pranojmë asgjë më pak!