Pas takimit që u mbajt në Pejë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, dy delegacionet kanë vazhduar për homazhe në Prekaz.
Gjatë vizitës në Prekaz, Kryeministri i Shqipërisë, Edi rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj janë përcjellur gjatë gjithë kohës në shoqërinë e Rifat Jasharit, familjarit të Heroit Legjendar Adem Jashari.
Çfarë ka rënë në sy të personave prezent në vizitë, ka qenë shoqërimi i Kryeministrit Rama gjatë gjithë kohës ‘dorë për dore’ me Rifat Jasharin.