“Ministri e ka bërë ‘mish mash’ diplomacinë. Ministri duhet të shkarkohet dhe qeveria duhet të jap dorëheqje.”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën ku po diskutohet për dështimet dhe skandalet e diplomacisë kosovare, ka thënë se Kosova është në gjende të rëndë në arenën ndërkombëtare.Ai ka kërkuar që ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të jap dorëheqje, raporton lajmi.net.
“18 vende njohëse që nuk ja dhanë votën Kosovës për INTERPOL. Nuk i thanë po anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar reflektim dhe ka kërkuar që qeveria të marrë veprimet e duhura.
“Ministri e ka bërë mish mash diplomacinë. Ministri duhet të shkarkohet dhe qeveria duhet të jap dorëheqje”, ka thënë ai.
Ky ministër nuk duhet të jetë ministër, thotë deputeti i VV-së. /Lajmi.net/