I zotuar për të publikuar çdo shpenzim që lidhet me postin e tij si i pari i Komunës së Vushtrrisë, zyra e Kryetarit të Vushtrrisë ka publikuar edhe këtë javë shpenzimet e tij.
Për dallim prej herave të tjera kur shpenzimet rrallë kalonin numrat tre shifror, kjo javë duket të bëjë ndryshimin, pasi që në publikimin e shpenzimeve janë më shumë se 200 euro.
Sipas njoftimit të zyrës së Kryetarit të Vushtrrisë , në kategorinë Mallra dhe Shërbime zyra e të parit ka shpenzuar 233.50 euro.
Kjo është shumë më e madhe nëse e krahasojmë me javët paraprake kur shpenzimet mund të thuhet se ishin minimale, nën 100 euro.