Ka disa ditë që rajone nga i gjithë vendi po përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Këto reduktime po aplikohen edhe në Komunën e Vushtrrisë, ku reduktimet nuk po mungojnë.
Duket se atyre nuk u ka shpëtuae as objekti i Komunës së Vushtrrisë, ndonëse me një lidhje të veçantë të furnizimit me energji elektrike.
Këtë e ka bërë me dije edhe Drejtori i Administratës, Mehmet Selaci, i cili ka treguar se edhe objekti komunal po ballafaqohet me reduktime.
Tutje ai ka treguar se sot do të hudhet në tender edhe blerja e një gjeneratori të ri i cili do të mundësoj furnizimin me rryme të objektit të Komunës pasi ai objektit të vjetër nuk ka kapacitet për objektin e ri.
Në vijim gjeni postimin e plotë të Drejtorit Selaci.
Qytetare te nderuar
Sot kemi probleme me energjine elektrike, reduktimet sipas qendres se thirrjeve te KDES jane 3 me 3 .
Nga ky problem nuk eshte kursyer as objekti i Komunes se Vushtrrise, e cila edhe pse ka lidhje te veçante po perballemi me reduktime.
Sa i perket gjeneratorit te komunes se vjeter, kapaciteti i te cilit eshte 60 kWa, nuk po e perballon kerkesen prej mbi 250 kWa te objektit te ri.
Jemi ne proceduren e prokurimit per blerje te gjeneratorit me kapacitet 300kWa, sot behet hapja e tenderit ne fjale, shpresojme qe nese shkon gjithçka ne rregull brenda pak javeve do te furrnizohemi me gjenerator qe permbushe nevojat tona.
Kemi pasur shume veshtiresi per te arritur deri te sigurimi i mjeteve per blerjen e gjeneratorit, pasi qe blerja e tij nuk ka qene e parapare ne planifikimin e vitit te kaluar te buxhetit te ketij viti.
Kerkoj falje ne emrin tim personal, por edhe ne emer te Komunes per mungesen e sherbimeve sot ne mengjes, duke shpresuar qe do te rregullohet qeshtja e furrnizimit me energji elektrike.
Me respekt
Mehmet Selaci
Drejtor i Administrates