Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, ka reaguar menjëherë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq..
Ai ka thirurr në një takim të jashtëzakonshëm këtë mbrëmje ambasadorët e Kinës, Rusisë , BE-së dhe vendeve të QUNITIT, raporton tanjug transmeton Gazeta Express.
Siç shkruan mediumi serb Vuçiq gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ky vendim i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë si kundërpërgjie për kampanjën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës./GazetaExpress