Zgjidhja për furnizim me ujë të pijshëm duket të jetë shumë afër për banorët e fshatit Pestovë.
Kjo pasi sot ka filluar projekti “Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Pestovë” nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Vushtrrisë, për të cilin ka njoftuar edhe Drejtori i kësaj Drejtorie, Sedat Rashica.
‘Përmes këtij prokekti do të furnizohen rreth 285 ekonomi familjare, dhe per të qenë sa më i kompletuar për çdo familje projekti do të realizohet në kordinim me KUR ” MITROVICA”‘ njofton Rashica.
Ku investim përfshinë shtrirjen e rreth 3180 metra gyp primar si dhe 3515 metra gyp sekondar.