Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ka thënë se Kosovë askush nuk mund ta ndalë, dhe që së bashku do të shikojnë në të ardhmen, raporton Gazeta Blic.
“Askush nuk do ka për të na penguar, ne së bashku me Kosovën do të shikojmë vetëm në të ardhmën. Ndërkohë që Serbia pengon çdo lloji malli të Kosovës, ajo pretendon të hyjë në Kosovë me (Kosovë e Metohi), le t’i mabje për vete këto. Nëse Kosova e ka kapërcyer të kaluarën dhe ka ndërtuar shembullin më të shkëlqyer për minoritetin, mos të bëhet viktimë sepse Kosova është viktimë. Dhe, miqtë tanë evropian mos të na tregojnë më përralla, ndërsa serbët i përkthelin”, tha Rama para mediave.
Rama shtoi se vendosja e taksës 100 për produktet serbe është vendim i duhur.