Një qytetar i zonës së fshatrave rrëzë Artakollit ka dërguar një foto në adresë të redaksisë sonë ku shihet se vetura e tij e markës kombibus ka pësuar dëme.
Për këtë ai fajin i vë rrugës e cila tashmë është bërë me gropa dhe thuajse e pakalueshme nga pluhuri.
Ashtu siç do të mund të shihni në fotografi është pikërisht goma e kombibusit të tij ajo që ka pësuar prishje në këtë rast.