Në protestën e organizuar në Mitrovicë kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e taksës, po marrin pjesë edhe liderët serbë. Nënkryetari i Listës Srpska, Igor Simiq, ka deklaruar se serbëve të Kosovës nuk i duhet siguria kur nuk kanë bukë për të ngrënë.
Qeveria e Kosovës e ka quajtur të ndytë kampanjën e Serbisë që po përdorë për t’i viktimizuar serbët e Kosovës.
Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, në një bisedë për Gazetën Express pankartat dhe deklaratat e liderëve serbë në këtë protestë i ka quajtuar kampanjë të ndytë dhe të ngjashme me ato të mëhershmet.
“Është kampanjë e ndytë e Beogradit e ngjashme me atë që ka bërë Serbia në raport me pjestarët serbë që ishin pjesë e FSK-së. Është një fushatë e pabazuar”
Duke iu përgjigjur “ankesave” të liderve serbë të Kosovës për mungesë ushqimi, Arifi ka siguruar ata nuk do të përballen me një mungesë të tillë.
“Asnjë qytetarë nuk do kenë mungesë ushqimi, barna e produkte ushqimore. E vetmja mungesë është e produktet e serbe në tryezat tona. Mungesat tjera nuk do të ketë”, ka thënë Arifi.
Kosova, siç tha ai nuk ka vartësi ekonomike nga produketet serbe. “Çdo qyetetar i Kosovës e veçanërisht serbët do të kenë siguri të plotë në vendin tonë”, ka thënë Arifi.
Ndërkohë, protesta është duke vazhduar dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident./Gazeta Express