Në vitin 2016, Agjencia Kadastrale i kishte propozuar Qeverisë së Kosovës që regjistrimi i pronave në emër të dy bashkëshortëve të kryhej pa pagesë. Vendimi ishte miratuar.
Një hulumtim i BIRN në të dhënat kadastrale të komunave tregon se udhëzimi pati efekt nëse krahasohen të dhënat me vitin 2015, ku regjistrimi ishte i ulët. Në vitin 2015 në 28 komuna të vendit ishin regjistruar 156 prona në emrin e përbashkët ndërsa dy vite më vonë, më 2017, shuma ishte rritur në 1907 prona të regjistruara në emër të grave.
Nga hulumtimi del se Ferizaj si një ndër komunat më industriale të Kosovës është komuna në të cilën më së shumti qytetarë kanë shprehur interesim për regjistrimin e pronës së paluajtshme në emër të përbashkët. Në këtë komunë që nga nxjerrja e udhëzimit e deri më sot janë paraqitur gjithsej 912 raste të regjistrimit të pronës në emër të përbashkët.
Në Komunën e Vushtrrisë janë katër raste që kanë regjistruar pronën në emër të përbashkët, gjerësa janë mbi 3 mijë gra që kanë pronat në emër të tyre.
Në emër të tyre pronën në Komunën e Vushtrrisë kanë mbi 17 mijë meshkuj.
Për më shumë shihni grafikën në vijim me të dhënat nga të gjitha komunat e Kosovës.
Burimi : Birn / Kallxo.com