Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prindërit i blejnë vetë bankat për fëmijët e tyre në një shkollë të kryeqytetit

    13/11/2018 | 14:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Derisa Komuna e Prishtinës tregohet shpërfillëse dhe as që dëshiron t’ia dijë për ripërtëritjen e inventarit arsimor dhe bankave shkollore në shkollat e qytetit të Prishtinës, ndërsa Drejtoria e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpiana në Prishtinë deklarohet e pafuqishme për të bërë një gjë të tillë, prindërit e njërës paralele të klasës së 2-të detyrohen që të ndërmarrin vetë aksion dhe t’i blejnë me vetëfinancim bankat dhe karriget shkollore për fëmijët e tyre në klasën përkatëse.

    Njëra prej arsyeve kryesore për marrjen e kësaj iniciative rreth ndërrimit të bankave shkollore ka qenë amortizimi i tyre dhe paraqitja e rrezikut tek fëmijët/nxënësit, për shkak të ekspozimit të tyre ndaj pjesëve të mprehta të bankave nga vjetërsia. Kjo e zgjidh problemin vetëm për një klasë, e shtrohet pyetja si duhet të veprohet me klasat e tjera, a duhet që prindërit t’i blejnë bankat shkollore për të gjitha klasat në shkollë, apo komuna duhet të zgjohet më në fund nga gjumi dhe të bëjë më shumë për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

    Ky shkrim është bërë nga njëri prej prindërve të klasës përkatëse (i njohur për redaksinë) të shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.